Home Bota Arabia Saudite do të blejë 78 avionë Boeing me vlerë 37 mld...

Arabia Saudite do të blejë 78 avionë Boeing me vlerë 37 mld dollarë nga SHBA

Arabia Saudite planifikon të blejë 78 avionë Biong 787 Dreamliner, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, duke deklaruar se kontrata mes Boeing amerikan dhe Arabisë Saudite kap vlerën e 37 miliardë dollarëve.

Princi i kurorës Mohammed Bin Salman po rigjallëron transportin ajror saudit dhe po mbikëqyr personalisht zhvillimin e një linje ajrore të re ndërkombëtare që duhet të rivalizojë Emirates dhe Qatar Airëays, raporton Bloomberg.

Linja e re ajrore saudite Riyadh Air planifikon të blejë 39 avionë Boeing 787-9 me opsionin për të blerë 33 avionë të tjerë, ndërsa transportuesi shtetëror Saudia do të blejë 39 avionë Boeing 787 dhe do të ketë opsionin për të blerë 10 avionë shtesë, njoftoi Boeing.

Është planifikuar që avionët e Boeing të destinuara për kompanitë saudite të pajisen me motorë të prodhuesit amerikan General Electric.

Previous articlePasi u zbulua koalicioni për 14 majin, Berisha shfaqet optimist: Turi më i zjarrtë i karrierës sime politike
Next articleParis Hilton tregon historinë: Isha 14 vjeç kur mësuesi më tërhoqi në krahët e tij dhe më puthi. Na krahasoi me Priscilla dhe Elvis Presley