Home Kuriozitete Apple me fitime rekorde për pjesën e parë të vitit 2020, tejkalon...

Apple me fitime rekorde për pjesën e parë të vitit 2020, tejkalon projeksionet

Apple me fitime rekorde për pjesën e parë të vitit 2020, tejkalon projeksionet

Kompania Apple për tremujorin e parë fiskal për vitin 2020 ka raportuar fitime rekorde, ku të ardhurat ishin 91.8 miliardë dollarë, shumë më lartë sesa pritshmëritë prej 88.43 miliardë dollarë, apo me një rritje prej 9 për qind.

Në të vërtetë gjiganti i prodhimit të iPhoneve kishte paralajmëruar investitorët më parë se të ardhurat do të ishin mes 85.5 deri në 89.5 miliardë dollarë.

Fitimi për këtë periudhë u rrit në 4.99 dollarë për aksion apo 0.45 dollarë më shumë se çfarë kishin parashikuar analistët.

Sipas kompanisë, shifrat rekorde të tre muajve të fundit vinë nga kërkesa e lartë për iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro.

“Ne jemi të entuziazmuar që të raportojmë të ardhura rekorde, që është nxitur nga kërkesa e lartë për modelet tona të iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro”, tha shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.

Po ashtu, shitjet e Apple në Kinë u rritën me më shumë se 18 për qind gjatë muajit dhjetor, tregojnë të dhënat më të fundit të akademisë kineze të teknologjisë dhe informacionit.

Për tre mujorin e ardhshëm, kompania parashikon të ardhura mes 63 deri në 67 miliardë dollarë, ndërsa analistët kanë parashikuar 62.33 miliardë dollarë.

Një vit më parë Apple pati 58 miliardë dollarë të ardhura.

Previous articleZhduket një grua në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Next articleSekretari i PD hedh akuza të forta për kreun e SPAK: U varros dosja që do dërgonte në burg drejtues të PS