Home Kronika Apeli i GJKKO vendos: Vendimi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij...

Apeli i GJKKO vendos: Vendimi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij në 3 dhjetor

Në mbledhjen e sotme u vendos që për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, vendimi në Apelin e GJKKO-s  do të jepet në 3 dhjetor.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00”, thuhet në vendim.