Home Aktualitet APD: Një specialist i ri në drejtimin e nje Drejtorie -Emërohet drejtori...

APD: Një specialist i ri në drejtimin e nje Drejtorie -Emërohet drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Promocionit

Porti më i madh i vendit, në vizionin e drejtuesve të rinj të Autoritetit Portual, i ka kapacitetet profesionale dhe intelektuale për një ndryshim rrënjësor.
Specialistët dhe drejtuesit në pozicionet e reja po përzgjidhen, duke rivlerësuar burimet ekzistuese në port dhe kapacitetet intelektuale të qytetit të Durrësit.
Ditët e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme Ekzekutive të APD-së, z. Kestrin Mataj është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Promocionit.

Kestrin Mataj, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Promocionit
Z. Mataj ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Firenzes (Itali), në fakultetin e Jurisprudencës (2004-2009). Gjatë periudhës 2011-2013 ai kreu Masterin Shkencor me specializim për të Drejtën Civile.
I diplomuar në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” (2000-2004), Kestrin Mataj pas studimeve të larta ka punuar si jurist pranë kompanisë “Pelikan sh.p.k” (2011-2014). Më pas ai punon si specialist jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe pas vitit 2015 si specialist jurist në sektorin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare në APD.