Home Kuriozitete Anija koreano-jugore shkrep foto mbresëlënëse, ja si duket Toka nga Hëna

Anija koreano-jugore shkrep foto mbresëlënëse, ja si duket Toka nga Hëna

Anija kozmike Danuri e Institutit Korean të Kërkimeve Ajrore, ose Korean Pathfinder Lunar Orbiter (KPLO), e nisur në orbitë rreth Hënës në dhjetor 2022, ka filluar të dërgojë fotografi mahnitëse bardh e zi të Tokës siç shihen nga hëna, si si dhe fotot satelitore të planetit tonë.

Danuri (një kombinim i fjalëve koreane për hënë dhe kënaqësi) është misioni i parë hapësinor i Koresë së Jugut dhe po kryhet në bashkëpunim midis anijes kozmike dhe Agjencisë Hapësinore të SHBA (NASA). Anija u nis vitin e kaluar në gusht nga Kepi Canaveral në Florida nga një raketë amerikane Space X.

Në mesin e dhjetorit, Danuri hyri në orbitën hënore dhe filloi studimin e sipërfaqes hënore, si dhe fotografimin e saj, me qëllim identifikimin e vendeve të përshtatshme për uljet e ardhshme hënore. Gjetjet, ndër të tjera, do të ndihmojnë NASA-n të planifikojë misionet e saj të ardhshme nën programin Artemis, pasardhësi i misioneve historike Apollo. Qëllimi do të jetë krijimi i bazës së parë hënore pas vitit 2025.

Danuri është planifikuar të qëndrojë në orbitën hënore edhe për 11 muaj të tjerë.

Previous articleSa herë biem në dashuri në jetën tonë?
Next articleÇfarë ndodhi më 21 janar? Idajet Beqiri: Isha me Ramën e Ngjelën, ja me kë folëm në telefon