Home Slideri Anija turistike nxjerr jashtë loje motovedetat dhe helikopterët e forcës detare shqiptare

Anija turistike nxjerr jashtë loje motovedetat dhe helikopterët e forcës detare shqiptare

2 djemte ne momentin e zbritjesNga Xhevahir Gradica / Një anijë turistike e huaj ka nxjerrë jashtë loje një shtet të tërë. Javën e kaluar doli edhe një herë në pah se si shteti u gjunjëzuar në fare pak minuta teksa iu shkri operacioni i nisur për të nxjerrë nga deti dy të rinj të rrezikuar nga dallgët dhe era. Dështimi operacionit për kërkimin dhe shpëtimin në det të dy të rinjve po vlerësohet nga shumë specialist si nxjerrje jashtë loje e gatishmërinë së sallës operative të kapitenerisë së përgjitshhme dhe tërë flotën detare. Krerët më të lartë të ministrisë patën deklaruar se vendosja e paisjeve të reja dhe moderne në godinën e kapitenerisë së përgjitshhme dhe në ato rajonale bënte të mundur identifikimin me saktësi të çdo objekti në det në të gjithë hapsirën ujore deri në ujrat neutral. Por ka mjaftuar vetëm alarmi për humbjen e dy 25-vjeçarëve, Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj, për të vënë në provë atë që është deklaruar dhe theksuar me forcë për shumë kohë si një nga arritjet më të mëdha. Specialistë të kufirit nuk mohojnë rëndësinë dhe efektivitetin që kanë në sigurinë detare të paisjeve moderne, por nga ana tjetër kanë dyshime tek aktivizimi serioz i burimeve njerëzore të efektivave të gartishmërisë. Shteti deklaroi se për të gjetur e shpëtuar dy djemtë në një gomone ka nxjerrë në operacion katër mjete të flotës detare dhe 2 helikopterë të cilët nuk kanë rënë dot në gjurmët e gomones. Gjithësej katër mjete për të cilat është thënë se janë të teknologjisë më të fundit të paisur me radarë e teknike bashkëkohore. Por anija “ARCH ANGEL” A-05 e Rojes Bregdetare të Forcave Detare, helikopteri “COUGER” dhe helikopteri AB- 205 I Forcave Ajrore u sfiduan nga një det me 2-3 ballë, një mort pa reshje dhe pa erë të fortë. Sipas pohimeve nga detarë të zotë mësohet se operacioni ka dështuar që në embrion pasi nuk ka pasur as më të voglin impenjim serioz. Ka qenë kroçere italiane gjenoveze “Costa Voyager “ e cila ka nxjerrë në pah shkrehjen e gatishmërisë dhe pazotësinë e flotës shqiptare. Ndërkohë që dy djemtë janë krhyer në familjet e tyre, ka mbetur enigmatike siguria në brigjet shqiptare. Ka mjaftuar rasti në fjalë për të lëshuar edhe dyshimet që kanë të bëjnë me akuzuar për trafiqe të paligjshme në bregdetin shqiptar. Dalja jashtë loje e rojes bregdetare ka hedhur dyshime të forta për luftën kundër kontrabandës. Gomonia mësohet se nuk është identifikuar fare si mjet lundrues pa leje në zonën e ndaluar dhe një rast i tillë ka dëshmuar se efektivat e policisë kufitare, e rojes bregdetare dhe e kapitenerisë së porteve janë tërësisht të pamundura të përballen me veprimet e paligjshme. Vitet e shumta janë shtuar deklarimet në raportet e institucioneve ndërkombëtare për zhvillimin e trafikut të paligjshëm dhe kontrabandës në ujrat shqiptare. Rasti në fjalë u ka shërbyer ndërkombëtarëve të thellojnë dyshimet e tyre lidhur me mungesën e efektivitetit të punës së autoriteteve shqiptare për të garantuar pastërtinë e hapsirës detare nga aktivitetet e jashtëligjshme. Burime jo të konfirmuara zyrtarisht thonë se rasti pritet të ndeshet me një sërë analizësh për ta mbyllur këtë çështje si një pakujdesi të rastit. Prej disa vitesh institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare për rastet e shumta të trafikut të qenieve njerëzore, drogës, cigareve dhe mallrave të tjerë kontrabandë të cilat kanë kaluar në anën tjetër të brigjeve të Adriatikut e të Jonit me mjete kryesisht gomone të nisura nga brigjet shqiptare. Arratia e padëshiruar e dy të rinjve të cilët mbijetuan vetëm falë ndërhyrjes së ekiipazhit të anijes turistike, ka dëshmuar se roja bregdetare shqiptare ka dalë jashtë funksioni. Janë dhjetra raporte nga të huajt që tregojnë se strukturat e shtetit shqiptar nuk janë fare të interesuar të zbatojnë srtandartet ndërkombëtarë për të ushtruar kontrollin e hapsirës detare e cila bëhet objekt i trafiqeve të paligjshme.

 

Previous articlePse ngjajnë kaq shumë drejtorët?
Next articleXhaxhi militanti bën sherr në PD për buqetat e luleve të ministrit Sokol