Home LifeStyle Angela Martini pjesë e ‘Victoria’s Secret’?

Angela Martini pjesë e ‘Victoria’s Secret’?

angela martiniEdhe pse ka zgjedhur mënyra të ndryshme që të jetë në qendër të vëmendjes së tregut amerikan, bukuroshja shqiptare me famë botërore Angela Martini ia ka dal mjaft mirë. Por angazhimi i saj në botën e modës nuk ka të ndalur as tani. 

Përveç paraqitjes së saj në magazinën ‘Maxim’, bukuroshja ka ardhur me një set të dytë fotosh të realizuara nga fotografi Fadil Berisha, krijime këto të cilat janë vlerësuar lart nga kritikët e fotografisë dhe modelimit. Por, duket se bukuroshja shqiptare po synon shumë më tepër. 

Ajo kohës së fundit është parë të shpërndaj foto të ndryshme të ‘engjëllusheve’ të ‘Victoria’s Secret’ duke lënë përshtypjen se në planet e saj mund të jetë edhe marrja e titullit ‘Engjëll’ apo edhe vetëm të ketë një inkuadrim në këtë shtëpi të madhe të modës. Angela nuk ka thënë asgjë zyrtarisht, por shpërndarja e fotove të njëpasnjëshme dhe vlerësimi i ‘engjëjve’ nga ajo ka krijuar huti tek fansat e bukuroshes.

Previous articleKuvendi mbanë seancë për betejën që forcoi UÇK-në
Next articleSeanca të më shumë komisioneve kuvendore