Home LifeStyle Angela Martini e dashuruar me milionerin Voegele

Angela Martini e dashuruar me milionerin Voegele

largea_angela-martini1359790316Prej kohësh përflitej, por tani është zyrtare: Angela Martini dhe milioneri Tim Voegele janë të dashuruar. “Gjithçka ndodhi shumë shpejt,” tregon Martini për portalin “20 minuta”.

Ata janë njohur në një festë në dhjetor në Gstaad. Edhe menaxherja e Martinit e pranon se ata tashmë janë një çift.

Voegele, 22 vjeç, është lidhur me shqiptaren e famshme, 26 vjeçare.

“Që në momentin e parë që u pamë, kuptoheshim shumë mirë,” thotë Martini.

“Jam shumë e lumtur dhe e dashuruar. Ne po shijojmë çdo moment. Është fantastike,” shton Martini.

“Unë po punoj në Majemi dhe Tim është këtu me mua bashkë. Ai ka ardhur për herë të parë dhe po njeh miqtë e mi”.

Edhe pse ajo jeton në Nju Jork dhe Tim në Londër, Martini thotë se nuk do jetë problem.

“Kemi fatin që kemi mundësinë që të takohemi sa herë duam,” thotë Martini.

Voegele është trashëgimtar i rrjetit të modës me këtë emër.

Previous articleFrancë: Presidenti Hollande arriti në Mali
Next articleZhbogar: Neni 3 të mos preket, spastrimi i parave kërkon luftë