Home Politike Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq për...

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Në një reagim në Twitter, Begaj shprehet se dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë.

“Reagimi i Presidentit te Republikes Sh.T.Z Bajram Begaj, lidhur me aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Presidenti.

Previous articleCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin ditor në vend
Next articleGiorgia Meloni nuk mund të godasë BE-në