Real Madrid ka zgjedhur Carlo Ancelottin në krye të klubit pas largimit nga Zidane.
Tani Everton duhet të kërkojë për një trajner të ri.
Në listën e drejtuesve nga Merseyside janë disa emra, por ai që spikat dhe çudit më shumë është ai i Steven Gerrard. Ish-mesfushori është një nga legjendat më të mëdha të Liverpool dhe një nga ish-lojtarët më të urryer nga tifozët e Everton.
Megjithatë, puna e mirë e bërë në Skoci me Rangers, të cilën e shpalli kampion, duke dominuar gjithë sezonin, i shtyn drejtuesit të harrojnë gjithçka dhe t’i shtrijnë dorën e bashkëpunimit Gerrard.
Duke parë vështirësinë dhe kundërshtitë e mëdha të ardhjes së tij në listë janë edhe emra si David Moyes, Espirito Santo apo një tjetër “ish” i Liverpool, Rafa Benitez