Home Sport Ancelotti: Kampionati edhe më i vështirë pas barazimit

Ancelotti: Kampionati edhe më i vështirë pas barazimit

Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në derbi ndaj Atletico Madrid.

Madje, Los Blancos edhe mund të kishin dalë pa asnjë pikë teksa ai që shpëtoi të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti ishte i riu Alvaro Rodriguez që shënoi në fundin e ndeshjes.

Vetë tekniku italian e pranoi pas sfidës se triumfi në La Liga ishte i vështirë para barazimit me Atleticon, ndërsa tashmë është bërë edhe më i vështirë me Barcelonën që në rast triumfi me Almerian do të shkëputej me 10 pikë nga Reali.

Ndër të tjera, Ancelotti u shpreh se ndaj Atleticos ishte një ndeshje në të cilën Karim Benzema vuajti shumë.

“A u mbyll kampionati? Nuk është një lamtumirë, por mund të them me siguri se është shumë më e komplikuar se më parë. Gjithsesi, skuadrës i duhet të luftojë deri në fund dhe më pas të shohim.

Më vjen mirë që golin e Alvaros, sezonin e ardhshëm do të jetë gjithnjë pranë skuadrës së parë pasi ka një kualitet që pak e kanë në moshën e tij.

Do të flas me Raul dhe do ta menaxhojmë mirë sepse mund t’i duhet edhe të rinjve.

Benzema? Ishte një ndeshje e vështirë për të, na mungonte pak freski sa i takon aspektit psikologjik, duhej edhe të shkonim më shpejt në zonën e kundërshtarëve.

Megjithatë, Benzema është i rëndësishëm dhe pas Botërorit ka shënuar shumë gola”, u shpreh Ancelotti.

Previous articlePetrit Vasili : Borxhi publik shkaterrimtar, vetem per te paguar vjedhjet e qeverise!
Next articleShënoi golin e 10-të në La Liga, Muriqi: Nuk e di se çfarë po ndodh, por duhet të arrijmë patjetër 40 pikë