Home Politike “Amerikanët janë brenda lojës”/ Zgjedhja e Presidentit të ri, Arian Çani: Rama...

“Amerikanët janë brenda lojës”/ Zgjedhja e Presidentit të ri, Arian Çani: Rama po e bën këtë për teatër!

Gazetari Arian Çani komentoi mbrëmjen e djeshme edhe negociatat mes PS-së dhe PD-së për zgjidhjen e Presidentit të ri të vendit. Ai i konsideroi false këto negociata, pasi mendon se Rama mundet dhe e ka zgjedhur i vetëm Presidentin e ri.

“Amerikanët takojnë Alibeajn, qeveria njeh Alibeajn, kështu që ata janë brenda lojës. Po mundohen të mbijetojnë duke u futur brenda sistemit të regjimit. Unë mendoj që me Kushtetutën që kemi, dhe faktin që Rama mund ta zgjedhë i vetëm, Presidenti është legjitim. Ai këtë e bën për teatër, që ndërkombëtarët të thonë ja ka konsenus. Është idiotësi sepse mban erë, është ambalazh, jo më shumë se kaq. Po flasim për karikaturë të Presidentit”, u shpreh Çani.