Home Politike Ambasadori gjerman jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasadori gjerman jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf përshëndet zgjedhjen e Altin Binajt si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti duke e theksuar si një arritje të një objektivi të rëndësishëm, që është bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori Zingraf thekson se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një hapa para drejt BE-së dhe bën thirrje që institucionet të bashkëpunojnë që të mund të plotësohet edhe vakanca e mbetur e Presidentit për ta vendosur këtë gjykatë në punë.

“Me zgjedhjen e sotme të Altin Binaj si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që në javët dhe ditët e fundit kanë shtruar rrugën drejt vendimit të sotëm. Tanimë është e rëndësishme, që të gjitha institucionet e përfshira të bashkëpunojnë sërish në mënyrë konstruktive për të rivendosur shpejt funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qëndrore e shtetit ligjor në Shqipëri dhe mbetet një kusht i nevojshëm për hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian“, tha Zingraf.

SOURCEbulevard news
Previous articleDetaje të reja nga vrasja e Klodian Rashës, ekspertiza: Plaga në kokë është hapur nga…
Next articleHabit Besnik Mustafaj me deklaratën: Rama nuk i do kosovarët në Shqipëri