Home Europa Ambasada italiane: Si mund të bëhesh shtetas italian nëpërmjet martesës

Ambasada italiane: Si mund të bëhesh shtetas italian nëpërmjet martesës

Ambasada italiane në Tiranë ka dhënë sqarime mbi procedurat e dokumentacionit për çiftet shqiptaro – italiane.

Në Fb kjo ambasadë bëri të ditur sot se si zgjidhjet çështja:

“Dëshiron të bëhesh shtetas italian nëpërmjet martesës dhe je banues në Shqipëri? – Duhet të kesh 3 vite i martuar me një shtetas italian. Ky afat ulet në 18 muaj nëse keni fëmijë të mitur apo nëse keni birësuar fëmijë.

Kontrollo nëse i përmbush kriteret në www.ambtirana.esteri.it në zërin Pasaporta e shërbime – Shtetësi – Shtetësi nëpërmjet martesës ose Bashkimit civil (Passaporti e servizi – Cittadinanza – Cittadinanza per matrimonio o Unione civile)

Pajisu me dokumentacionin e nevojshëm. Paraqit kërkesën tënde online duke hyrë në https://portaleservizi.dlci.interno.it

Kërkesa jote do të përpunohet nga Ministria e Brendshme brenda dy vitesh (afat i cili mund të shtuhet edhe për një vit tjetër për kërkesat e paraqitura pas datës 20.12.2020 (sipas Ligjit nr. 173 datë 18.02.2020); për kërkesat e paraqitura para datës 20.12.2020, afati mbetet 48 muaj.

Zbulo më shumë informacione në faqen web http://www.interno.gov.it

SOURCEBulevard News
Previous article“Super Mario”, çfarë mund t’i japë kryeministri i ri Italisë dhe Bashkimit Evropian?
Next articleKur bullizohet bullizmi – kjo është çështja