Home Aktualitet Ambasada Amerikane përgëzon Shqipërinë: Vendi i parë në Evropën Juglindore që e...

Ambasada Amerikane përgëzon Shqipërinë: Vendi i parë në Evropën Juglindore që e firmos këtë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar Entin Rregullator të Energjisë për miratimine rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë.

Në postimin e Ambasadës thuhet se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropën Juglindore që miraton këtë rregullore të re.

Postimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzon Enti Rregullator i Energjisë për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Kjo rregullore e re, e hartuar me mbështetjen e USAID/Albania, Shoqatës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Komisionerëve Rregullatorë të Shërbimeve, ekspertëve të energjisë nga shtetit i Connecticut dhe Agjencisë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë, është e para e këtij lloji në Evropën Juglindore dhe do të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon dhe në botë. Ndërsa sulmet kibernetike në rrjetet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin kanë përparuar në frekuencën dhe sofistikimin e tyre, siguria kibernetike e energjisë është bërë jetike për pavarësinë e çdo kombi.

SOURCEbulevard news
Previous articleTritan Kalo: Mënyra për të ulur rrezikun e infeksionit është mbajtja e maskës
Next articleMagjia e vendlindjes!