Home Rajoni Ambadsadori amerikan në Serbi: Shkëmbimi i territoreve s’është në axhendë, SHBA dhe...

Ambadsadori amerikan në Serbi: Shkëmbimi i territoreve s’është në axhendë, SHBA dhe Brukseli s’besojnë se mund të bëhet paqësisht

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill nga Lugina e Preshevës ka thënë se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është në agjendën e Washingtonit. Pasi tha se dialogu nuk parasheh reciprocitet në çështjen e trajtimit të komunitetit shqiptar në Serbi dhe atij serb në Kosovë, Hill tha se shkëmbimi i territoreve mund të ishte fatal, duke e cilësuar këtë çështje si temë e shekujve të kaluar. Hill tha se ajo për çfarë duhet të brengosen, është se si njerëzit të mund të besojnë dhe të ndjehen që mund të lëvizin lirshëm nëpër rajon dhe të mos bllokohen vetëm në një vend të caktuar.

“Unë nuk besoj dhe e di me siguri që shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendën e Shteteve të Bashkuara. E di se kjo ka qenë një temë e shekujve të kaluar, jo vetëm në Europë, por edhe në vendet tjera, por shkëmbimet e territoreve mund të jenë shumë fatale dhe mund të përfundojë që shumë njerëz të mbesin të palumtur me këtë. Vendimet që janë marrë në shekullin 20 kanë qenë shumë të vështira. Askush në Bruksel, askush në Washington dhe askush në rajon.. vetëm pak njerëz ndoshta mund të besojnë se shkëmbimi i territoreve do të bëhej në mënyrë paqësore”, tha Hill.

Previous article“Mungesë gjyqtarësh e prokurorësh”, VOA për hartën e re gjyqësore: Vonesa në gjykimin e çështjeve. Transferimi i të paraburgosurve nga i gjithë vendi, në Tiranë…
Next articleFalë inteligjencës informative, finalizohet operacioni policor i koduar “Pjezga”. Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe 2 armë të ftohta (pistoletë, dorezë dhe shkop metalik).