Home Sport Altin Lala beson te Sylvinho: Shqipëria të ndjekë shembujt e Kroacisë dhe...

Altin Lala beson te Sylvinho: Shqipëria të ndjekë shembujt e Kroacisë dhe Marokut

Përzgjedhja e trajnerit Sylvinho në krye të Kombëtares shqiptare shënon trajnerin e parë Brazilian që drejton kuqezinjtë.

Ai ka marrë aprovimin jo vetëm nga FSHF, por dhe emra të njohur të njohur që kanë shkruar historinë me kuqezinjtë.

Njëri prej tyre është dhe ish-kapiteni i kombëtares, Altin Lala, i cili pohon për median “Tribal Futboll” se Silvinjo do t’i arrijë objektivat e vendosura.

“Shpresoj që tani me trajnerin e ri të jetë një atmosferë ndryshe dhe e re rreth ekipit. Ne shpresojmë tani për më të mirën dhe se Sylvinho do të arrijë rezultatin që të gjithë duam. Duhet të përdorim shembujt e Kroacisë dhe Marokut.

Nëse nuk sakrifikon dhe nuk jep gjithçka, është e vështirë të arrish rezultate. Në këtë sport, është e vështirë të ndryshohesh nga një trajner, nëse lojtari nuk dëshiron.”

Ndër të tjera, Lala shton se edhe ish-trajneri Reja e kreu misionin e tij te kuqezinjtë.

“Mendoj se Reja e kreu misionin e tij. Ai u dha mundësi shumë lojtarëve të rinj, kjo për faktin se shumë lojtarë tani kanë lindur jashtë Shqipërisë.”

Sylvinho ka nënshkruar një kontratë 18 mujore në krye të kombëtares shqiptare, ku objektiv është faza e grupeve në Europianin e 2024-ës.

Previous articleNga Shqipëria, në Itali dhe Evropë, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës, 43 persona…
Next articlePublikoi audio-regjistrimin e 21 janarit, kërcënohet Artan Hoxha