Home Sport Allegri në prag shkarkimi, Juve kontakton Conten

Allegri në prag shkarkimi, Juve kontakton Conten

Allegri te Juventus është në prag shkarkimi dhe ‘Zonja e Vjetër’ po mendon zëvendësimin pas fillimit të dobët të sezonit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane shkruajnë se Conte është i hapur për t’u rikthyer në klubin të cilin e kishte drejtuar me sukses në periudhën 2011-2014 dhe këtë mund ta bëjë pasi të përfundojë ky sezon.

E nëse e shkarkon Allegrin, Juve mund ta marrë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. Por, nëse e angazhon trajnerin Thomas Tuchel, siç ka nisur të spekulohet, atëherë mund të bie në ujë opsioni Conte.