Home Opinion Alibia e tre ligjeve si gozhda e Nastradinit, nuk e...

Alibia e tre ligjeve si gozhda e Nastradinit, nuk e shpëton qeverinë nga humbja e thellë

kapiti

Nga Skënder Kapiti / Thirrja e popullit për në referendum për miratim të tre ligjeve është tendencë dhe qëllim për neglizhencë e shmangie të debatit, ligjit e konsensusit parlamentar, është një populizëm negative i pushtetit dhe më shumë është djallëzi psikologjike e tij për mashtrim e justifikim, pasi populli shqiptar është pro integrimit euroatlantik jo vetëm si aspiratë po më shumë si shpresë për një jëtë më të mirë që vjen nga avantazhet që ofron integrimi me sigurinë ekonomike, shkollimin e punësimin që nuk i kanë shqiptarët në Shqipëri dhe shkaqet e vërteta të mosintegrimit janë vjedhja e votes popullore, krizat e gjithllojshme, papunësia, varfëria, krimi, tradhëtia publike, padrejtësia e korrupsioni qeveritar , dhe qeveria përdor alibinë e tre ligjeve për të fshehur këto shkaqe të vërteteta që vijnë e janë tërësisht si merita të saj

Vizita e komisionerit evropian për zgjerim z.Fyle në Tiranë, përfundimisht groposi alibinë mashtruese dhe të shpifur të kryeministrit dhe shpurës së tij se janë mosvotimi i tre ligjeve shkaku i refuzimit të statusit kandidat të vëndit për në BE ,të cilat as që u zunë në gojë nga Fyle në takimet që pati me personalitetet shqiptare. Ai erdhi dhe porositi një gjë, atë se zgjedhjet janë thelbësore për funksionimin normal të shtetit dhe institucioneve demokratike dhe se ato duhet të përmbushin standartet ndërkombëtare, që e thënë sakt nuk është gjë tjetër veç asaj që kërkon prej vitesh kryetari i opozitës z.Rama. Kjo verteton më së miri dhe e demaskon kryeministrin ,shpifjen e mashtrimin publik të tij,të suitës së papagajve e papagalinave si zedhënës të pushtetit, po dhe të atyre mediave të shitura e të të rreshtuarve sahanlëpirësish të maskuar me intelektualizmin sharlatan e servile që akuzonin E.Ramën si shkaktarin e refuzimit të statusit, bërë nga propaganda qeveritare me qëllim që të maskonin shkaktarin e vërtetë të mositegrimit që është qeveria e korrupsionit, varfërisë, kundërpublike,kundër demokratike dhe e votave të vjedhura. Edi Rama ka vite që ndeshet me politikën e vjetër e cila aktualisht mban peng sovranitetin, demokracinë ,mireqënien dhe integrimin e Shqipërisë, dhe sot politika e vjeter dhe kualicioni qeverises politiko-korruptiv janë ingranuar në nje si front i së keqes dhe të bllokimit të sistemit, për të sfiduar alternativën e majtë të “Socialistit te Ri” E.Rama, po që do të dështojnë me 23 qershor. Koha tregoi falsitetin, sharlata-nizmin dhe servilizmin edhe të shpurës së pseudointelektualëve që ndërmorën në shërbim të pushtetit dhe nënshkrimin e një farë peticioni antirama duke ju bashkangjitur politikës qeveritare të bllokimit të sistemit . Dhe për këtë arsye duke e ndjerë për detyrë nuk munda të qëndroj indiferent por po reagoj si qytetar i këtij vëndi kundër helmit çoroditës të të ashtuquajturit peticion të tyre që gjoja i bënin Edi Ramës si thirrje për të votuar tre ligjet që pengojnë integrimin.Këtë unë e kuptoj nga njëra anë si dritëshkurtësi e qorrollepsje intelektuale po më shumë e më saktë si një mercenarizëm, servilizëm,hipokrizi e përpjekje për mbështjellje “intelektuale” për pushtetin injorant e dëmsjellës publik,autokratik e kundërintegrues në këmbim të ndonjë përfitimi punësimi të tyre e përfitimi tjetër për fëmijët apo të afërmit. Ky peticion ngjason me një “hartim” politik i hartuar gjëkundi dhe më sjell në mëndje edhe një të tillë të bërë 3 vite më parë kundër Greves së Urisë së Opozitës për liri, drejtësi e transparencë e motivuar moralisht e politikisht kundër korrupsionit e vjedhjes së votës, e po përsëri shoh si dhe atëhere edhe tani se ju bindën urdhërit ca sejmenë e që në vazhdim ju shtua dhe kompania e mjekëve të Prof. Adhamudh Kryeministrit. Tashmë dihet se alibia e tre ligjeve për të fajësuar opozitën si bllokuese e Statusit të Antarit Kandidat për në BE ka rënë dhe është diskredituar publikisht dhe ndërkombëtarisht, po atë vazhdon ta përdorë kryeministri si “Gozhdën e Nastradinit”ku te varet pushteti për të mashtruar opininin dhe në të cilën fatkeqësisht janë varur dhe luhaten edhe mediat e blera dhe kjo sërë intelektualësh mjeranë e “mercenarë”.Këtë sërë intelektualizmi e lidh me lidershipin në pushtet e kaluara e formësimit të tyre. Ku është morali i asaj që ju as nuk i shkruat një rresht qeverisë të paktën për dialog po heshtët si heshti e neglizhoi paturpësisht qeveria për sakrificën me vetdjegien në protestën e urisë së të përndjekurve politikë, dhe para se nuk “ falni” për “tre ligje” pastrojeni shpirtin dhe mposhtni servilizmin e egoizmin, dhe kini dhimbshuri e ndjesi për shoqërinë dhe mos falni për vuajtjet e njerëzve nga skamja, papunësia,padrejtësia,korrupsioni etj. Kulmi i hipokrisë së këtij peticioni arrin aty kur atij duan t’i japin motivim dinjiteti,ndershmërie,lirie dhe se nuk e falin fyerjen që të shihen si qytetarë të dorës së dytë etj. Kjo do të ishte e ndershme, e virtytshme, dhe e moralshme po të shkohej në drejtimin e duhur, t’i kërkohej qeverisë me protesta apo peticione nga ju, jo për një po për ndoshta dhjetra arsye si shkaktare e prapambetjes demokratike, moszhvillimit ekonomik e mosintegrimin. Opinioni dhe ndërgjegjja qytetare nuk e pranon “ shqetësimin” tuaj të maskuar intelektual përveçse nëqoftëse ju do t’i bënit opozitë pushtetit me të drejtë dhe jo të bëheshit zëdhënës të oborrit të tij siç nuk bëjnë e nuk veprojnë intelektualët e ndershëm dhe të guximshëm,me personalitet e dinjitet. Nuk e ka bllokuar integrimin opozita apo Rama me tre ligjet ,po është bllokuar tërë sistemi demokratik e politik , civil e juridik, ekonomik , dhe brënda e eurointegral . Ju me të drejtë përmendni në “hartimin” tuaj politik se duhet të fitojmë mbi gurët në rrota,mbi pabesitë dhe bllokimet, po mosekspozimi i tyre ju komprementon intrigën dhe hipokrizinë tuaj pasi ju jeni viktima të pushtetit dhe thoni vetëm dëshirimet e justifikimet e tij . Ja cilët janë gurët,pabesitë , bllokimet apo pritat siç i quani ju ato që pengojnë dhe na mbajnë jashtë Europës: 1- korrupsioni,si vëndi më i korruptuar në Europë. 2-varfëria,si vëndi më i varfër në Europë. 3-papunësia,si populli me përqindjen më të lartë të papunësisë ,me mbi 47% të moshës 18-64 vjeç . 4- borxhi publik dhe çmimet e papërballueshme. 5- si vëndi me gjysmëdemokraci dhe pjesërisht i lirë. 6- si vëndi pa standarte demokratike dhe pa zgjedhje të lira e të pamanipuluara. 7-vëndi ku është kapur shteti nga pushteti dhe ku gjyqësori bën korrupsionin , jep padrejtësinë dhe vetgjyqësinë politike . 8- vëndi ku gëlojnë krimi ordiner,elektoral e politik,pasiguria juridike për jetën e pronën. 9-genocidi ekologjik me degradimin urban dhe rural me ndotjet e paimagjinueshme të tokës ,ujit,ajrit dhe shkatërrimet e veprave bonifikuese,bukurive natyrore, turistike dhe trashëgimisë kulturore dhe monumenteve historike. 10-keqpërdorimi, grabitja dhe trafikimi e spekullimi me pasuritë dhe interesat kombëtere për interesa të ngushta pushteti. Mjaftojnë besoj vetëm këto si kundërargumente për të rrëzuar e diskredituar avokatinë tuaj “intelektuale” argumetit të fabrikuar nga pushteti , atë të mosvotimiit të”tre ligjeve” që pengojnë integrimin. Dhe në mbështetje të asaj çfarë unë them e faktoj më vjen në ndihmë dhe deklarimi i diplomacisë amerikane se Shqipëria është në “udhëkryq politik”, të asaj europiane se “nuk ka vënd në familjen europiane pa përmbushje të standarteve”dhe e pothuaj e të gjithë dipllomatëve dhe institucioneve të tjera të rëndësishme perëndimore. Dhe këto që përmënda më lart dhe të tjera janë për meritë të qeverisë dhe jo të E.Ramës që ju me peticionin tuaj kërkoni t’ja shkarkoni qeverisë nga kurrizi dështimet e saj . Jam “dakord”me ju që nuk doni që Shqipëria të jetë një popull i humbur,po unë e di ashtu siç e dini dhe ju se populli humbet më së shumti vetëm kur dhunohet,mashtrohet dhe keqqeveriset nga papërgjegjshmëria e korrupsioni, dhe shëmbulli apo modeli më i mirë i keqqeverisjes në historinë e shtetit tonë është qeverisja e sotme.Është pafytyrësi e mjerim shpirtëror i madh për ju heshtja që bëni e që është dhe miratim njëkohësisht për vendimet absurde të gjykatës dhe drejtësisë shqiptare si në rastin e krimit qeveritar korruptiv të Gërdecit, proçesi korruptiv gjyqësor ndaj Kryetarit të LSI-së I.Meta dhe veçanërisht ai i dhënies së pafajësisë nga gjykata vrasësve të demonstrueve të 21 Janarit dhe mosdaljen para drejtësisë të urdhër-dhënësve të vërtetë për vrasjet. Pra ju tregoni se jeni servilë,sahanlëpirës e vemje të këtij pushteti. Fill pas skandalit me vendimin e gjykatës së Tiranës që dha pafajësinë për vrasjet publike para kryeministrisë , përkohësisht propaganda trilluese e qeverisë shpifëse dhe akuzuese duke u ndjerë e diskredituar dhe demaskuar si brënda dhe jashtë vëndit sikur duket se ka heshtur , po jo se ndjen turp apo se është lodhur dhe shteruar me shpifje e stërshshpifje, intriga e gënjeshtra. E kam thënë në një shkrim timin të mëhershëm se vjedhja e manipulimi i zgjedhjeve është krim dhe cënim i rëndë i sovranitetit të individit,shoqërisë dhe shtetit dhe se të njëjtën gjë e madje dhe më me radikalizëm na e thonë dhe diplomatët perëndimorë siç e deklaroi në Shkurt 2013 dhe amasadori britanik në Tiranë Cannon, se tre ligjet nuk janë kusht për integrimin për në BE, po që dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe hapur na thotë ne ,shqiptarëve, se individi që kryen mashtrime me zgjedhjet është kriminel dhe se kur organizon mashtrime zgjedhore është tradhëtar i vëndit të vet. Edhe vizitat e njëkohshme në Shqipëri me 23 Shkurt 2013 si e shefit të diplomacisë gjermane Westerwelle,të shtetit që është lokomotiva e Europës, qëndrimi i të cilit siç theksoi ai është në harmoni me mendimin e miqve dhe partnerëve në Europë se: çdo hap europian varet nga plotësimi i kritereve nga ana e Shqipërisë, ku rëndësi i jepet zbatimit të ligjeve dhe që zgjedhjet dhe proçesi i zgjedhjeve të zhvillohen sipas standarteve europiane. Po kështu edhe Zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit të SHBA Reeker po atë ditë gjatë takimeve me kryeministrin,shefin e dipllomacisë dhe me liderin e opozitës shqiptare çështja e nacionalizmit dhe e zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013 kanë qënë thelbi i bisedimeve.Pra qeverisë nuk i ka mbetur gjë tjetër pasi ka dështuar në çdo gjë po vetëm të kapet te alibia e tre ligjeve dhe te ajo e retorikës patriotike , duke mashtruar së pari veten se me to do te mashtrojë dhe votuesin për të fituar zgjedhjet. Po akoma dhe më tej qeverrisja merr nismën për ta çuar popullin në një referendum për të miratuar tre ligjet,për të shmangur parlamentin kur nuk ka mundësi për ta përdorur e sunduar atë.Kjo në fakt nuk është gjë tjetër veçse treguesi i radhes i rënies së pushtetit, po nga ana tjetër dhe përpjekje djallëzore që vjen nga vetëmashtrimi se duke u nisur nga siguria e votimit pro miratimit të Referendumit ,kryeministri duke e ndjerë humbjen e sigurtë të zgjedhjeve parlamentare, synon që të shfrytëzojë rezultatin e tij si fitore personale , dhe këtë t’ja servirë opinionit të brëndshëm dhe atij ndërkombëtar se ai mbetet njeriu me imazhin dhe më i votuari në Shqipëri në funksion të mbijetesës së tij në politikë si factor i rëndësishëm i saj edhe pas largimit nga pushteti. Mirëpo kjo tashmë është ekspozuar dhe nuk gënjen e nuk bind më askënd e madje këtë thirrje të qeverisë për Referendum e ka kundërshtuar së pari komisioneri për zgjerim të BE-së Fyle që shprehu pakënaqësi dhe kritikë ndaj këtij veprimi si një rikthim të politikës konfliktuale në prag të zgjedhjeve parlamentare, dhe në një linjë e në mbështetje të Fyles janë shprehur dhe ambasadori amerikan dhe ai i Bashkimit Europian në Tiranë. Pra qeverisë i ka mbetur vetëm kjo alibi si e vetmja armë që mund dhe po e përdor që tani në këtë fushatë zgjedhjesh të cilat ajo i ka sigurisht të humbura pasi ky pushtet është në konflik me demokracinë, opozitën, drejtësinë e shoqërinë civile,në kundëreshti me institucionet shtetërore, me vlerat dhe standartet moderne shtetformuese dhe me institucionet e dipllomacinë perëndimore .

Previous articleHapet “ Ekspozita vetjake” e Ardian Tragaj
Next article23 Qershor, dita e një votimi dinjitoz