Home Politike Alibeaj zbulon kandidatin e PD për Avokat të Popullit

Alibeaj zbulon kandidatin e PD për Avokat të Popullit

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkeled Alibeaj, bëri publik emrin e opozitës që do të kenë kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Alibeaj tha se kandidatët e PD për të qenë kandidat për Avokat të Popullit ishin  Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj.

Por në fund pas disa raundesh u vendos që kandidati i PD për të qenë kandidat për institucionin e Avokatit të Popullit të jetë Ledio Braho.

Ai theksoi se përzgjedhja e këtyre dy kandidaturave u bë bazuar mbi disa kritere, që ishin pastërtia e figurës, profesionalizmi por dhe ajo që është më e rëndësishmja të mos kishin asnjë lidhje me sigurimin e shtetit.

Previous articleAfrika e Jugut refuzon të konfiskojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus
Next articleFOTO: Motrat binjake përfshihen në një aksident të rëndë, njëra vdes dhe tjetra po lufton për jetën