Home Slideri Alibeaj prezanton kandidatin e PD për kryetar bashkie, Skender Muço: Kampion për...

Alibeaj prezanton kandidatin e PD për kryetar bashkie, Skender Muço: Kampion për bashkinë Sarandë

Partia Demokratike ka zbuluar sot një tjetër kandidat për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Skender Muço është prezantuar sot me strukturat e degës, si kandidati për kryetar bashkie në Sarandë nën siglën e PD. Prezantimi u bë gjatë një takimi në Sarandë nga kfryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili e cilësoi “Kampion për bashkinë Sarandë”.

Muço është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.

Previous articleTre pyetje per poezine e Visar Zhitit ne Kine..
Next articleGlazers “nuk nxitohet” për të shitur Manchester Utd