Home Politike Alibeaj mesazh Berishës para Pompeo dhe Yuri Kim: Ata që kanë vënë...

Alibeaj mesazh Berishës para Pompeo dhe Yuri Kim: Ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënim

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën e tij në konferencën e organizuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, ku të pranishem ishin diplomatja Yuri Kim dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pomepo.

Theksin e tij , Alibeaj e vuri tek “mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste” dhe tha se “pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA”.

“Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100 vjecare.

Partia Demokratike është sot më e kthjellët se kurrë, se ajo Amerikë që vulosi suksesin e lëvizjes demokratizuese të vendit në fillim të viteve 1990, vetëm besimi te vlerat e demokracisë që ajo përfaqëson, do të mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kurthi i politikës së korruptuar dhe të dështuar të tranzicionit. Ne duhet, ne mundemi dhe do e nxjerrim Shqipërinë nga tranzicioni politik, korruptiv, kaotik, i tejzgjatur, që po vret përditë shpresat e shqiptarëve, që po largon të rinjtë e intelektualët, që po plak dhe po mpak popullsinë në Shqipëri. Ne do të dalim nga ky tranzicion”, theksoi Alibeaj.