Home Politike Alibeaj merr goditjen e radhës, demokrati i njohur jep papritur dorëheqjen

Alibeaj merr goditjen e radhës, demokrati i njohur jep papritur dorëheqjen

Marash Logu, këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Njoftimin e ka dhënë vetë Logu në një postim në facebook.

“Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi”.

Logu thotë se do të vazhdojë të mbetet anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike.

Previous articleKokainë në banane, policia greke kap në Pire ngarkesën nga Ekuadori
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 1 prill 2023