Home Politike Alibeaj mbledh për herë të parë grupin parlamentar të PD pas dorëheqjes...

Alibeaj mbledh për herë të parë grupin parlamentar të PD pas dorëheqjes së Bashës

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledh ditën e nesërme në orën 09:00 grupin parlamentar të PD, ku pjesë do të jenë edhe grupi i Rithemelimit. Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj bën me grupin parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, ku pesë e diskutimit nuk do të jetë vetëm axhenda parlamentare në Kuvend, por edhe diskutimet për bashkimin e partisë. Megjithatë koha e shkurtër në dispozicion prej rreth 60 minuta para fillimit të seancës parlamentare nuk lë një kohë të mjaftueshme për të diskutuar çështjet e brendshme të partisë.

Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Teksa të dyja palët, si Grupi i Rithemelimit edhe PD bëjnë thirrje për bashkim, duket se nuk është kaq e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët. Në një kohë kur Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se ata nuk mund të pranojnë që partia të drejtohet nga një person ‘Non Grata’.