Home Politike Alibeaj i drejtohet BE-së në Këshillin e Integrimit Evropian: Opozitën e keni...

Alibeaj i drejtohet BE-së në Këshillin e Integrimit Evropian: Opozitën e keni krah, po mos u çudisni nëse s’regjistrohemi në zgjedhje

Kryetari i komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj iu drejtua zyrtarit të lartë të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varleyi ku i ka ngritur akuzat e tij ndaj mazhorancës. Ai u shpreh se qeveria ka një luftë të hapur ndaj opozitës, teksa shtoi se është serioze fakti që PD 10 dite para fillimit të zgjedhjeve ende nuk e di nëse do të regjistrohet.

“Ngrita shqetësimin për aferën e Portit të Durrësit. Është një aferë për para krimi dhe korrupsioni. Shqipëria është përfshirë  në një skandal të madh, ku kryeministri në një luftë të hapur ndaj opozitës dhe ka trajtuar për rastin McGonigal.

Së dyti ka treguar, luftën e madhe të qeverisë ndaj opozitës. Ju e dini që jemi në proces zgjedhor dhe mos u çudisni se ende nuk e dimë nëse do regjistrohemi.

Të gjitha propozimet e bëra nga ne kanë gjetur zero përgjigje nga mazhoranca. Pavarësisht këtyre, kemi angazhim pakushte nga opozita ndaj procesit të BE-së.”- tha Alibeaj.

Previous articleKurti takon emisarin gjerman: Vazhdojmë të tregohemi konstruktiv dhe të përkushtuar ndaj dialogut
Next article‘I tregoi foton e 3 fëmijëve’/ Monologu rrëqethës i Ermal Metës: Polici e kuptoi që nëna kishte pasaportë fallco, por e la të kalonte