Home Slideri Alfred Mullaraj: Pas 23 qershorit Durrësi do të shkëputet nga kthetrat e...

Alfred Mullaraj: Pas 23 qershorit Durrësi do të shkëputet nga kthetrat e qeverisë mafioze të Sali Berishës

MULLARAJ-Si e komentoni situatën ekonomike në qytetin e Durrësit duke patur parasysh që PS ka komentuar mjaft listat nëpër dyqane madje edhe ato të bukes?

-Cdo shqiptar e ndjen se jo vetëm Durrësi por i gjithë vendi ndodhet në varferi ekstreme, numri i atyre që marrin ushqim me listë po shtohet, njerëzit janë të pakënaqur, cdokush nga ne ka më pak para në xhep, papunësia po shtohet dita ditës, biznesi imadh është në ngerc, biznesi i vogël i asfiksuar etj, etj dhe gjithcka është shkaktuar nga keq qeverisja e Saliut dhe qeverisë së tij. Të gjithë shqiptarët besojnë se kjo qeveri po shkon drejt fundit të saj sepse kjo mazhorancë qeverisëse që ka shkatërruar vendin nuk i duhet më këtij populli.

 -A e ka filluar fushatën politike për zgjdhjet e qershorit PS e Durrësit dhe si po zhvillohet organizimi i strukturave?

-Që në muajin shtator ne kemi ndezur motorët për zgjedhjet parlamentare. Në qytetin e Durrësit PS funksionon në bazë të kordinatorëve dhe organizatave ku cdo lagje ka kordinatorin e saj, dhe cdo qendër votimi ka organizatën e vet. Jemi përqëndruar te ‘’krehja’’e listave zgjedhore si dhe jemi të angazhuar për të luftuar informalitetin e këtyre listave që është realizuar nëpërmjet censusit që kemi organizuar ne si forcë politike, ku cdo anëtar i organizatës ka shkuar derë më derë për verifikimin e listës së qendrave të votimit.Nga ana tjeter PS ka hartuar një program shumë të mirë për të gjithë shqiptarët. Në vazhdim ne kemi parashikuar të zhvillojmë shumë takime dhe tryeza me grupet e interesit për sektorë të vecantë si ekonomia, shëndetsia, arsimi. Në të njëjtën kohë do të punohet me grupet e punës për të zbërthyer programin në bazën socialiste dhe në popull.

 

 -Në zgjedhjet e kaluara PS në Durrës fitoi 5 deputetë, mendoni se do të rritet ky numër në këto zgjedhje apo do të qëndrojë i njëjtë?

-Partia Socialiste korri një fitore spektakolare në qytetin e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2011 për pushtetin lokal. Qellimi ynë kryesor është që në qytet të dyfishojmë diferencën me 3600 vota që morëm për kryebashkiakun Vangjush Dako, dhe unë kam besim të plotë që në do ta arrijmë këtë objektiv , dhe si pasojë e kësaj diference numri i deputetëve në qarkun e Durrësit që do marrë koalicioni i majtë është 8 deputetë.

 -Duke qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak si e kome-ntoni funksionimin e këtij këshilli dhe a ka një  ngërc në këtë këshill për arsye politike?

-Unë jam edhe anëtar i këshillit bashkiak si përfaqësues i opozitës por me keqardhje konstatoj se mazhoranca e djathtë në këtë këshill ka tentuar në mënyrë të vazhdushme të bllokojë dhe të pengojë punën e kryebashkjakut Dako. Ata nuk kanë pyetur asnjeherë për interesat e qytetarëve të Durrësit por i janë bindur vetëm interesave politike të PD dhe të Saliut.

 -Cila mendoni se është arsyeja e bllokimit të këtij këshilli bashkiak?

-Saliu nuk mund tja falë Vangjush Dakos humbjen e thellë që ka pësuar kandidati i Saliut në Durres ndaj ky kryeministër kërkon ta ndëshkojë sa më shumë bashkinë e Durrësit . Rasti me i fundit është ai që ka bërë qeveria e Saliut duke i marrë bashkisë 1 miliard e117 milion lekë në mënyrë krejt antiligjore për borxhet e ujësjellësit kur dihet që ujësjellësi i Durrësit nuk varetnga bashkia ,ndaj kjo që ka bërë qeveria e Saliut me këto fonde është thjesht dhe vetëm një ndëshkim për arsye politike ndaj një bashkie që drejtohet nga socialistët por që në të vërtetë nuk ndëshkon vetëm administratën por ndëshkon gjithë qytetin.

 -Në media është folur shumë  për disa skandale që lidhen me arsimin në Durrës ku në  gjimnazet e qytetit nxënësit kanë deklaruar se atyre mësuesit u bëjnë presion dhe u thonë se duhet të anëtarësohen në PD që të marrin provimet dhe të kenë  lehtësira të tjera, si e komentoni këtë skandal?

-Kjo është e papranueshme por njëkohësisht e jashtëligjshme. Ne jemi një shtet që aspirojmë të jemi pjesë e Europës , por nuk ekziston asnjë shtet i tille në Europë ku i bëhet presion nxënësve për politikë, pra kjo është pamja e neveritshme e kësaj mazhorance, që e ka kthyer arsimin në Durrës në shërbim të partisë demokratike në pushtet ku nxënësit janë të detyruar të marin nga frika teserën e PD për të marrë provimin apo për të kaluar klasën. Të jeni të bindur që me ardhjen e PS në pushtet shkollat por edhe drejtoria arsimore nuk do të jenë më seksione partie por institucione të vërteta arsimore që do të kryejnë funksionet e tyre që janë arsimimi dhe edukimi i të rinjve me dijet e nevojshme.

 -Po kështu në mitingun e fundit -të kryeministrit Berisha në pa-llatin e sportit qindra nxënës jo vetëm 18 vjec por edhe 16 apo 17 vhec u detyruan të shkojnë  në miting ndë-rkohë që drejtori i arsimit Filip Gjonci e ka për-krahur këtë gjë publikisht duke e shkruar edhe statusin e tij në facebook, cili është komenti jua për këtë fenomen?

-Jo vetëm opozita por edhe ndërkombëtarët kanë kohë që kritikojnë vazhdimisht Saliun në Tiranë dhe të gjithë salinjtë nëpër rrethe  që të mos përdorin fëmijët për fushatë. Në këtë miting të gjthë panë që shumica e pallatit të sportit ishte e përbërë nga nxënës në moshë minorene që kanë shkuar atje jo me dëshirë por me urdhër dhe ky është një skandal dhe një veprim i jashtëligjshmë i drejtuar dhe urdhëruar nga vetë kryeministri. Por ajo që është edhe më e tmerrshme është fakti që drejtori i arsimit nuk pyet për ligje por ekzaltohet në facebook për qindra minorenë që i kanë marrë me kërcënimin e mungesave për në mitingun e PD. Ajo që shkruan ky militant që është drejtor arsimi është fakti që tregon se drejtoria e arsimit nuk është institucion arsimor por seksion PD-je që merret me organizim mitingjesh dhe se drejtori i arsimit është një mitingash dhe një militant PD-je duke mos kryer funksionet që duhet të kryejë me ligj.

 -Cili është koment juaj për shëndetësinë dhe gjendjen e mjeruar të këtij sektori dhe a ka një strategji PS në këtë drejtim?

-Shëndetësia ashtu si cdo sektor tjetër në këtë vend është jo vetëm i mjeruar por i rrënuar tërësisht falë korrupsionit galopant të instaluar nga vetë qeveria dhe madje të drejtuar nga vetë qeveria. Pas 23 qershorit do të kemi një rilindje të sektorit të shëndetësisë i cili është një sektor shumë i rëndësishëm dhe i prekshëm për cdo shqiptar, ku secili të marrë shërbimin që i nevojitet dhe jo sipas mundësisë që ka për të paguar nga roja deri te doktori.

 -Militantizmi i PD komentohet nga media se është shumë i theksuar në qytet madje në këtë kuadër të gjitha sektorët si policia, ujësjellësi, spitali dhe arsimi theksohet nga media se janë në krizë për shkak se janë vënë në funksion të PD dhe militantëve, ju si e shikoni këtë situatë?

-Kjo eshte filozofia e kësaj mazhorance dhe e Saliut si ish komunist dhe sekretar partie për 22 vjet që mund të qeverisin vetëm nëpërmjet konceptit të partisë shtet ku në cdo institucion të shtetit mbizotëron paaftësia , korupsioni dhe injoranca ku qytetari nuk merr asnjë shërbim, se këto institucione janë vënë në shërbim të familjes dhe të klanit të partisë së Saliut në Durrës.

-Duket se situata parazgjedhore është  mjaft e tensionuar, mendoni se PS e Durrësit do të dijë  të menaxhojë mbrojtjen e votës që aq shumë  theksohet këtë kohë nga politika, a ka strategji për këtë mbrojtje?

-Është e cuditshme që brezit tonë , brezit të atyre që shembën diktaturën i bie prapë barra që të ruajë votën në këtë sistem , që unë e quaj neodiktaturë. Ne në qytetin e Durrësit kemi treguar se dimë ta ruajmë votën dhe me këtë rast ju premtoj të gjithë votuesve të koalicionit të majtë se asnjë votë e tyre nuk do të shkojë dem, por do të jetë një kontribut më shumë për largimin nga pushteti të Saliut dhe regjimin e familjes në mënyrë që të vendosim në këtë vend demokracinë e vërtetë në sajë të programit tonë për një rilindje shqiptare.

 -Si do të jetë Durrësi dhe Shqipëria pas 23 qershorit?

-Une si kryetar i PS të qytetit të Durrësit kam bindje të plotë se pas 23 qershorit, me fitoren e PS dhe koalicionit të saj do të kemi një RILINDJE të gjithë shoqërisë shqiptare në të gjithë spektrin e saj dhe jam shumë i qartë se vizioni që ka kryetari i bashkisë Vangjush Dako dhe stafi i tij me vizionin e kryeministrit Edi Rama janë në gjatësi të njëjtë vale për ta kthyer Durrësin, këtë qytet 3000 vjecar në një qytet të vërtetë europian.

Previous articleIkin firmat nga rruga Plepa-Rrogozhinë. Qeveria nuk u ka dhënë lekët prej një viti
Next articleAlicia Keys, ylli tjetër i All Star Game