Home Politike Aldo Bumçi: Po s’u lirua Fredi Beleri, në Shqipëri s’ka demokraci

Aldo Bumçi: Po s’u lirua Fredi Beleri, në Shqipëri s’ka demokraci

Aldo Bumçi ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në darkën informale të homologut të tij grek në Athinë, që mblodhi liderët.

Bumçi në ‘News24’, tha se shteti ynë është në kalbëzim total, ku një person i vetëm sillet sikur është në çiflig.

Ndër të tjera, Bumçi tha se mungesa e presidentit Bajram Begaj po ashtu tregon se ky i fundit nuk i shërbeu qytetarëve shqiptarë.

Lidhur me rastin e arrestimit të kryebashkiakut Fredi Beleri, ish-ministri tha se nëse fut në burg një kandidat kundërshtar nuk ka demokraci në atë vend por Rama është i aftë sipas tij që të bëjë gjithçka për të mbajtur në mënyrë të paligjshme bashkinë Himarë.

“Këto zhvillime lindin nga problemet e demokracisë dhe shkelja e lirive të qytetarëve. Kjo pasi Rama ka zhbërë të drejtat dhe liritë themelore. Ky shtet është në kalbëzim total, ku një preson i vetëm sillet sikur është në çiflig. Prania e Albin Kurtit është pro shqiptar, sidomos nga fakti që Athina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Prania e Kurtit i barabartë me të tjerët është një lajm i jashtëzakonshëm, kjo tregon se Greqia po shkon drejt njohjes. Ishte i pranishëm edhe Zelensky. Unë shpreh keqardhjen për mungesën e Presidentit, pasi nuk i shërbeu qytetarëve shqiptarë.

Marrim rastin e Belerit, ka pasur raste të ngjashme, por jo me arrestime. Kurrë nuk është arrestuar një kandidat 2 ditë para zgjedhjeve. A kemi në shkelje të drejtave themelore? Po kemi. Nëse fut në burg kandidatin kundërshtar, nuk ka demokraci. Në lidhje me Belerin nuk ka asnjë provë në flagrancë.

Cili ligj e ndalon betimin e tij? A ka dyshime që Rama nuk po kontrollon drejtësinë në Shqipëri? Provat janë të fabrikuara pasi nuk ka flagrancë. Rama është i gatshëm për të bërë gjithçka për të mbajtur në mënyrë të paligjshme bashkinë e Himarës”, u shpreh Bumçi.

Previous articleA e “djeg” dot Athina, Shqipërinë, si në 1997?
Next articleRama reagon për situatën e zjarreve në vendin fqinj: Solidarizohemi me Greqinë