Home Kosova Albin Kurti niset për vizitë dy ditore në Austri, takim me Kancelarin...

Albin Kurti niset për vizitë dy ditore në Austri, takim me Kancelarin dhe krerët e tjerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillon sot një vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të qëndrojë atje dy ditë dhe do të ketë takime të nivelit të lartë, duke përfshirë atë me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.

“Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, për të zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të marrë pjesë edhe në diskutimin e organizuar nga Instituti “Karl Renner”, me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, që do të mbahet sot në ora 18:00. Transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij diskutimi do të bëhet në kanalin zyrtar të Institutit “Karl Renner” në YouTube dhe në rrjetin social Facebook”, njofton qeveria e Kosovës.

 

Previous articleSfida ‘Blackout’ në Tik Tok që po merr jetën e adoleshentëve në botë! Shtrëngojnë rreth qafës një litar derisa të humbin ndjenjat
Next article‘Foltorja’ e radhës në Burrel! Berisha fton demokratët: Ju pres të martën