Home Politike Albin Kurti mungoi, Edi Rama: Kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi

Albin Kurti mungoi, Edi Rama: Kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një komunikim me mediat pas takimit informal mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pyetjes së gazetarëve “A ju vjen keq që nuk ishte vëllai i vogël?”, Rama iu përgjigj: “Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”.

Previous articleNgrihet alarmi, sëmundja e rëndë shfaqet në Kosovë, konfirmohet rasti i parë
Next articleNga skandali i Gjicit te dhuna e Rrajave dhe dosja Ahmetaj, gazetarët vendosin ‘me shpatulla pas murit’ Ramën, ja si përgjigjet kryeministri për ish-bashkëpunëtorët