Home Kosova Albin Kurti merr telefonatën e dytë brenda pak kohësh nga SHBA, zbardhet...

Albin Kurti merr telefonatën e dytë brenda pak kohësh nga SHBA, zbardhet biseda

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të dytën herë në më pak se një muaji lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill.

Chollet tha se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa përmendi rëndësinë që votuesit në Kosovë me të drejtë vote “të mund të marrin pjesë në zgjedhje”.

“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falenderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, shkroi zyrtari amerikan në Twitter.

Rreth një muaj më parë, më 18 shkurt, kryeministri Kurti bisedoi në telefon me Chollet për të njëjtën çështje.

Në një postim në Twitter, Chollet tha asokohe se me Kurtin kishin diskutuar për praktikat kur Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “është pajtuar me kërkesat e shteteve të tjera për votime me prani fizike”.