Home Kosova Albin Kurti flet për vijimësinë e dialogut: Serbia po e shndërron veten...

Albin Kurti flet për vijimësinë e dialogut: Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në SHBA ka thënë se Kosova dëshiron që të ketë një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por këmbënguli që nuk do të ketë një asosacion të komunave serbe.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Kurti tha se ai dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohjen reciproke të dy vendeve.

“Nuk ka hapa pas, por Serbia ka mbetur pas, pasi që nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë dhe refuzon ta njohë Kosovën. Biden ka thënë duhet të ketë normalizim të plotë e cila në qendër ka njohje reciproke. Unë jam i gatshëm për njohje reciproke, por Serbia nuk është. Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog. Neve na duhen marrëdhënie normale me Serbinë, por për këtë duhet të ndryshojë Serbia. Kosova është në rregull. Ata që nuk janë në rregull duhet të ndryshojnë. Tash është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, por e kemi problem rreshtimin e Serbisë krahas Rusisë, pasi Serbia po e shndërron veten si një Bjellorusi të Ballkanit. Këtu SHBA e kanë rolin vendimtar për ta ndryshuar situatën për më të mirë”,-tha Kurti.

Kurti ka theksuar se krijimi i asosacionit të komunave serbe nuk është në qendër të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë dhe se një gjë të tillë nuk mbështetet as nga SHBA-të.

SHBA e njohin mirë Kosovën dhe e kuptojnë se nuk mund të kenë asnjë shtet tjetër sa i përket vlerave të përbashkëta që ndajmë”, tha ai, duke shtuar se Kosova dëshiron anëtarësimin e saj në NATO./Teegrafi