Home Politike Albana Vokshi merr autograf nga Liri Berisha: Është simbol i humanistes shqiptare

Albana Vokshi merr autograf nga Liri Berisha: Është simbol i humanistes shqiptare

Deputetja demokrate Albana Vokshi duket se është emocionuar shumë pas marrjes së një autografi nga Liri Berisha, gruaja e ish kryeministrit Berisha,  e cila ka shkruar një libër “Nënë Tereza”. Mbetet e paqartë se pse Vokshi është emocionuar kaq shumë për marrjen e këtij autografi, ndërsa e krahason Liri Berishën si simbolin e gruas.

Madje për Vokshin simboli i humanistes shqiptare nuk është “Nënë Tereza” por Liri Berisha.

“E lumtur për këtë dhuratë të çmuar nga znj. Liri Berisha, simbol i gruas, nënës, mjekes, humanistes shqiptare”, shkruan Vokshi.