Home Slideri Alarmi i Spitalit Rajonal të Durrësit: Kemi mungesë mjekësh pediatër, ndërhyni se...

Alarmi i Spitalit Rajonal të Durrësit: Kemi mungesë mjekësh pediatër, ndërhyni se rrezikojmë jetë fëmijësh

605022Problemet për funksionimin normal të punës në Spitalin e Durrësit, duket se ende nuk  u ka ardhur fundi edhe pas rrokadës së drejtuesve, bërë pak muaj më parë. Burime pranë Drejtorisë së Spitalit të Durrësit, kanë bërë të ditur për gazetën “Bulevard” se nëpërmjet një Memo-je drejtuar Drejtorisë së SRD-së, që mban datën 9 shtator 2016-të, bëhet e ditur ndër të tjera se   “Mbështetur në relacionin e mëparshëshme, datë 28.04.2016, 22.07.2016, 29.08.2016, për problemin e mungesës së 6 mjekëve, 2 paralajmërojnë se mund të largon në fund të vitit. Ku theksojmë se 7 prej këtyre, 2 janë me statusin e mjekut vullnetar. Në situatë kritike është urgjenca ku nga 5 mjekë që duhen aktualisht punojnë 2 dhe një prej tyre largohet në dhjetor të këtij viti. Ne sygjerojmë duke referuar këtë situatë në instancat më të larta mund të jepet zgjidhje në 3 rrugë:

  • Nëse është mundësia për të ardhur mjekë pediatër të përgjithshëm
  • Përkatësisht për 1-3 vjet të përzgjidhen mjek të përgjithshëm nga shërbimi ambulator, mjek familje me përvojë, për të shërbyer si mjek urgjence.
  • Mjek familje të përzgjedhur të angazhohen për të punuar me turne në shërbimin e urgjencës

Ndërkohë, mjekët e specialisuar të mbulojnë gjithë shërbimeg në pavjonet (të shtruarit) dhe kabinetet përkatëse(për rekomandime specifike, recet me rimbursim dhe rastet me KEMPI. Për dy specialitetet aktuale Hematologji dhe Neuropediatër të jepet zgjidhje me fondin ose të dërgohen në Tiranë, ose të mbulohen nga specialistë përkatës të të rriturve”,  bëjnë të ditur burimet.  Ende nuk dihet si do ti jepet zgjidhje ngerçit të krijuar si pasojë e mungesës së mjekëve të specializuar, gjë e cila reflekton në mos dhënien e ndihmës ndaj pacientëve që u lipset shërbim shëndetësor. Megjithatë aktualisht po negociohet për ta mbuluar shërbimet, por pa mjek të specializuar, pjesa më e madhe e të cilëve po shohin të arsyeshme që të aplikojnë për punësime jashtë vendit.