Home Rajoni Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, identifikohet grupi nga Irani dhe...

Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, identifikohet grupi nga Irani dhe Rusia që bënte denoncime të rreme

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka deklaruar se mbi 720 objekte kanë qenë target i kërcënimeve kibernetike që nga muaji Tetor, përmes paralajmërimeve të rreme për vendosje të bombave. Siç informoi Spasovski, në periudhë prej gjashtë muaj janë dërguar rreth 1.000 denoncime të rreme për “bomba”. Spasovski gjithashtu shtoi se është gjetur grupi nga Irani dhe Rusia që kishte bërë denoncime të rreme për “bomba” dhe se punohet zbardhjen e rasteve.

Grupi nga Irani dhe Rusia që ka bërë denoncimet e rrejshme për bomba në Maqedoni është lokalizuar. Po punohet në ekspertizën e materialeve e më pas do të vijojë edhe dorëzimi i kallëzimeve penale. Punojmë intensivisht në zbulimin e autorëve. Të gjithë autorëve që janë lokalizuar përmes adresave IP nga ana e shtetit tonë dhe të njëjtat ishin siguruar nga serviset përmes së cilave është krijuar e-mail adresa në të cilat dërgoheshin denoncimet e rreme janë zbuluar, janë dorëzuar kallëzime penale, për disa nga rastet po zhvillohen ekspertizat.” thaSpasovski.

Ndërkohë, shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, tha se duhet qasje më serioze ndaj këtyre kërcënimeve. Ndërkohë që autorët e këtyre paralajmëbrimeve nuk do të akuzohen për veprën penale “terrorizëm” por për “paralajmërim të rremë”.

“Fillimisht duhet të vijmë deri te burimi të shohim se nga kush dhe si vijnë këto kërcënime, t’i qartësojmë motivet e tyre dhe qëllimet që duan t’i arrijnë. Për këtë gjë na duhet një dinamikë dhe mjete. Qasjen tonë ndaj këtyre kërcënimeve gjatë gjithë kohës ta përmisojmë dhe modernizojmë. Kjo është vështirë të arrihet dhe kërkon resurse të mëdha financiare, por është mënyra e vetme që t’i mbrojmë qytetarët nga këto sulme hibride,” tha Bubevski.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se në kontekst të sistemit shëndetësor, sulmet kibernetike paraqesin kërcënim aktual. Duke folur për sulmin e fundit kibernetik ndaj Fondit Shëndetësor, ajo tha se rëndësia e sistemeve shëndetësore elektronike i vë ato në infrastrukturë të rrezikshme të informacionit dhe për këtë mbrojtja e tyre nevojitet të jetë në nivel më të lartë të mundshëm, ndërsa nevojiten edhe mekanizma për ballafaqim me krizat që mund të dalin nga sulmet hibride.

Previous article“Kur zgjohem them: O Zot ishalla jam në Amerikë”, vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë në “America’s got talent”: Sapo kemi filluar! Kemi qenë në një situatë të vështirë, por…
Next article“Koha për të zgjidhur problemet”, Boçi takohet me qytetarët e Elbasanit: Partneritetin dua ta kem vetëm me ju