Home Bota Alarm nga hotelet e restorantet në Gjermani: Punëtorë se mbarruam!

Alarm nga hotelet e restorantet në Gjermani: Punëtorë se mbarruam!

Shoqatat gjermane të hotelierëve kanë bërë një thirrje alarmante për shkak të mungesës së madhe të punëtorëve në këtë industri.

“Aktualisht na mungojnë më shumë se 50 mijë punëtorë në restorante, kafene dhe hotele dhe me ardhjen e pranverës presim një rritje shtesë të këtij numri”, thonë nga shoqata profesionale e hotelierëve në Gjermani, Dehoga.

Edhe pse një numër i madh i punëtorëve që kërkuan punë në një sektor tjetër gjatë pandemisë, si shitja me pakicë dhe logjistika, janë rikthyer në industrinë e mikpritjes, mungesa e punëtorëve është ende një problem madhor.

Dehoga ka shpresa të mëdha për reformën e imigracionit të shpallur nga qeveria federale dhe zgjidhjen e mungesës së fuqisë punëtore përmes imigrimit të synuar.

“Ne kemi nevojë për mundësi ligjore për importin e synuar të punës nga vendet jashtë Bashkimit Evropian”, tha Dehoga.

Përfaqësuesit e sindikatës së punëtorëve të hotelierisë vlerësojnë se problemi qëndron në kushtet e këqija të punëtorëve në këtë degë, para së gjithash në pagat e ulëta.

“Fillimi dhe fundi i diskutimit për punëtorë të mjaftueshëm është çështja e pagave të punonjësve në industrinë e hotelierisë, të cilat shpesh janë në normën minimale të orës ose pak mbi atë shumë”, tha kryetari i sindikatës së punonjësve të hotelierisë – NGG, Guido Zeitler.

Një anketë e NGG midis anëtarëve të saj tregoi se dy të tretat e të punësuarve në industrinë e mikpritjes nuk shohin një perspektivë afatgjatë për veten e tyre në atë degë.

Zeitler beson se në afat të gjatë, kjo mund të sjellë probleme shtesë në industrinë e hotelierisë. Sipas tij, paga minimale mujore në industrinë e hotelerisë fillimisht duhet të jetë së paku 3000 euro bruto.

Siç mund të kuptohet pra, një nga arsyet e ikjeve masive nga rajoni drejt Gjermanisë është dhe vetë joshja e fortë gjermane. Është një lloj urie për krah pune e shfaqur para rreth 8 vitesh, e cila po koston rëndë sidomos në Ballkan.

Previous articleGjermania i jep “dritën jeshile” Polonisë: Mund të dërgojnë tanke Leopard në Ukrainë pa autorizimin tonë
Next articleDurrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”, për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve së pasurisë, shtetasve të ndryshëm