Home Kronika Alarm në Elbasan, nuk i bindet urdhrit të policisë, një makinë me...

Alarm në Elbasan, nuk i bindet urdhrit të policisë, një makinë me persona të rrezikshëm shpallet në kërkim

Një makinë ka alarmuar ditën e sotme Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet ne dije se automjeti me targa B680AB është shpallur në kërkim, dhe po kërkohet në çdo cep të qarkut të Elbasanit, pasi nga të dhënat e policisë dyshohet se me të lëvizin persona me rrezikshmëri të lartë.

Fillimisht mjetit i është bërë me shenjë nga një patrullë policie që të ndalojë në hyrje të qytetit të Librazhdit, por makina nuk ka ndaluar dhe ka filluar lëvizjen në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar menjëherë dy patrulla policie të cilat i kanë kërkuar sërish mjetit që të ndalojë, por është përsëritur e njëjta situatë, pasi makina nuk ka ndaluar.

Menjëherë janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit, por pavarësisht angazhimit maksimal nuk ka qenë i mundur ndalimi dhe kapja e personave që udhëtojmë me këtë automjet.