Home Kronika Akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 35-vjeçari ne Shkodër

Akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet 35-vjeçari ne Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 35-vjeçar, të dënuar nga gjykata më 2019 për marrëdhënie me dhunë me të rritura.

Shtetasi K.Rr ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata e kishte dënuar në mungesë, në vitin 2019.

”Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, njofton policia.

Kapja e tij është bërë e mundshme nga ana e forcave të posaçme të Shqiponjave, në bashkëpunim me policinë e Shkodrës.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë numër 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.