Home Politike Akuzat se shkolla “18 nëntori” në Kuçovë s’ka kushte, Felaj rrëzon Vokshin:...

Akuzat se shkolla “18 nëntori” në Kuçovë s’ka kushte, Felaj rrëzon Vokshin: E kemi ndërtuar nga e para

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh deputet e Partisë Socialiste për Qarkun e Beratit ka reaguar ashpër pas akuzave të ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi se në disa shkolla të Kuçovës mungon ngrohja, muret kanë krijuar lagështi si dhe në oborr kanë shpërthyer ujërat e zeza.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zonja Felaj që është edhe deputete e zonës, thekson se lajmi i publikuar nga PD është i pavërtetët dhe se situata është krejt ndryshe.

Sipas zonjës Felaj, arsim dhe shkollat kanë qenë të rrënuara vetëm në kohën e PD-LSI dhe se në këtë rast këto dy parti nuk janë gjë tjetër veçse fytyra e së njëjtës medalje.

Ja postimi i plotës i deputetes së PS, Ermonela Felaj:

Një kujtesë për zonjën Vokshi dhe gjithë të singjashmit e saj, që janë kujtuar të flasin për shkolla, kur trashëgimia e tyre në arsim ishte vec rrënimi në çdo qelizë!
Shkolla që zonja ka marrë mundimin të flasë, u ngrit në themelet e një godine 70 vjeçare me emrin shkollë!
Sot e gjithë ditën, investimi për një shkollë të re në Kuçovë të vjetër, ishte ulëritës dhe fondi u dha nga qeveria; projektin sipas ligjit e prokuroi bashkia që asokohe drejtohej nga LSI.

Në zgjedhjet e fundit lokale, drejtimin e Bashkisë Kuçovë e mori PS, që i takoi të ndiqte vetëm zbatimin e këtij projekti, të korrigjonte me fondet e veta dhe nga ato që partiçka LSI i la, shumë mangësi të tjera që nga rrethimi i jashtëm, fushat sportive etj dhe të mundësonte një shkollë të re, në vend të një ngrehinë që mund të të zinte brenda.

Edhe sistemi i ngrohjes, me gjithë çfarë pandemia e tërmeti na solli, është projektuar për tu vendosur qê këtë vit, po nga ne.
Po xhanëm mirë bëre që fole, se dole blof ti dhe gjithë fytyrat e tjera që ende i gënjen mendja se nuk i njohin cilët janë!
Gënjeshtra dhe pandershmëria ju ka shënjuar me kohë dhe jeni lehtësisht të shqueshëm për fat të mirë.
V.O

Na ndiq zonjë, ti dhe kushdo, në çdo investim publik tonin, na ndiq në shkollën Tapi psh, edhe ajo në Kuçovë bie, shkollë e sapo rikonstruktuar, nga e para, me fonde te siguruara nga bashkia dhe me sistem ngrohje të ri, meqë ra fjala!

Si ishte

Akuzat se shkolla “18 nëntori” në Kuçovë

Si është

Akuzat se shkolla “18 nëntori” në Kuçovë

SOURCEbulevard news
Previous articleAnkth në Maqedoninë e Veriut: Varianti i ri i covid mbërrin në Shkup. Shtrohet në infektiv 46 vjeçari
Next articleSandër Lleshaj: Kush dështon në opozitë nuk mund të ketë sukses në pozitë