Home Politike Akuzat se rriti pagat për fushatë, Rama publikon pikat e Kodit Zgjedhor:...

Akuzat se rriti pagat për fushatë, Rama publikon pikat e Kodit Zgjedhor: Vlen për zgjedhjet qendrore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se rriti pagat për fushatën në prag të zgjedhjeve lokale.

Rama ka publikuar një pikë nga Kodi Zgjedhor që thotë se akuza do vlente nëse do ishin zgjedhjet qendrore dhe jo ato lokale.

“Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional!

Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”-shkruan Rama.

Previous article5 kandidatë për Tiranë, garës i shtohet edhe Lajla Përnaska: Zbulohet se me siglën e kujt partie do kandidojë
Next articleIshte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat