Caktohet data e mbajtjes së gjyqit ndaj ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për çështjen e dokumenteve të klasifikuara. Sipas CNN, seanca gjyqësore do të mbahet më 14 maj të vitit 2024, e cila mund të zgjasë deri në datën 20 maj po të atij viti.
Trump dhe ndihmësi i tij, Walt Nauta, akuzohen se mbanin në mënyrë të paligjshme informacionin e mbrojtjes kombëtare dhe që akuzonte të dy të pandehurit për përfshirje në sjellje penguese.