Home Kronika Akuza për ngacmim seksual ndaj nxënëseve, burg mësuesit që ra pre e...

Akuza për ngacmim seksual ndaj nxënëseve, burg mësuesit që ra pre e dhunës, mbrohet në gjyq: Jam i pafajshëm!

Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar te ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.

Pas paraqitjes se provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhenë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuaje fill pasi te dale nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij te dielën e kaluar prej vëllait te njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.

Previous articleSerbia nuk është më entuziaste për anëtarësimin në BE, thotë Vuçiç
Next article“Ika fshehurazi prindërve”, intervista ndryshe e Metës për fëmijërinë: Shkova me çunat nga liqeni, më vodhën këmishën