Home Politike Akuza për korrupsion dhe abuzim me tenderat publik, arrestohet dy muaj para...

Akuza për korrupsion dhe abuzim me tenderat publik, arrestohet dy muaj para zgjedhjeve kryebashkiaku i Bulqizës

Arrestohet kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Urdhër arresti është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që burime për News24 bëjnë me dije se Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publik.

Policia dhe BKH në Bulqizë kanë kryer kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut dhe vëllait të Lefter Allës. Dyshohet se janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Previous articlePërplasja e trenave, sërish grevë 24 orëshe në Greqi, paralizohet transporti, mbyllen shkollat dhe shërbimet publike
Next article“Tërbimi’ gjerman, tifozët e Frankfurt djegin Napolin