Home Politike Akuza e Braçes: Qeveria i ka dhënë një biznesmeni 110 hektarë brenda...

Akuza e Braçes: Qeveria i ka dhënë një biznesmeni 110 hektarë brenda parkut të Divjakës

Deputeti Erjon Braçe ka hedhur akuza në lidhje me deklaratat e bëra në Kuvend për vendosjen e traut për ta bërë me pagesë hyrjen në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe deklaroi se shqetësimi i qytetarëve të Divjakës nuk lidhet me VKM-të e firmosura prej tij, por një autorizimi nga ARRSH. Ai tha se nenet nuk e lejojnë që të bëhet me pagesë akset kombëtare dhe as parqet kombëtarë.

Ai hodhi akuza dhe ndaj një biznesmeni që ka investuar brena parkut të Divjakës pa i përmendur emrat. Braçe deklaroi se ai nuk ka as pallat dhe asgjë brenda parkut, por është tjetër kush ai.

Duke iu përgjigjur koleges së tij, Ilda Dhori, deputeti socialist iu drejtua se boll bëtë sikur ziheni me këtë Qeveri, se ajo i ka dhënë një personi 110 hektarë ne kularë, pa e përcaktuar se kujt.

“Taksat nuk mblidhen me kupon. Divjaka nuk ka mjellma. Është liqen tjetër ai që shquhet për mjellma. E kam shumë të vështirë por më duhet ta formuloj këtë pyetje. Pse gënjeni? Shqetësimi që ka lindur në Divjakë nuk lidhjen me VKM të firmosur nga Erion Braçe.

Lidhet me këtë autorizim të lëshuar nën presion nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në aksion rrugor Divjakë-Plazhi Divjakë si një financim që lejon shoqërinë të kryejë këto punime. Problemi është ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton inventarin e rrugëve kombëtare në të cilin përcaktohen si akse kombëtare rrugore, rrugën Kthesa e Çermës-Divjakë, dhe Divjakë-Plazhi i Divjakës

Sjell një vendim të VKM 12.30.2021 që përcakton inventarin e akseve rrugore. Në të dyja nenet e VKM nuk kërkohet dhe detyrohet vendosja e një trau në rrugë kombëtare apo park kombëtar.

Ky vendim duhet të kishte dalë që në Maj të vitit 2020, por nuk ka dalë se unë e kam nxjerrë të paktën 6 herë nga Këshilli i Ministrave.

Në aktin e parë përjashtoheshin banorët e zonës dhe tarifat ishin dyfish më të lira. Por e lamë të lirë vendndodhjen e traut. Nuk thuhet askund që duhet në rrugë, sepse bie ndesh me Kodin Rrugor.

Dëgjova deputeten dhe dua t’i them që në Divjakë nuk ka përleshje për lekë midis pushtetit. Paratë që merren nga parku janë para për të hipur në kullë dhe për të parkuar makinën në brezin e rërës sepse Bashkia kryen pastrimin. Nuk ka përleshje se ky deputeti që shihni ju këtu, nuk ka pallat brenda në park. 

Nuk jam unë ai që ka pallat të dytë në park, është tjetërkush. Po të doni e vazhdoj muhabetin. Nuk jam unë deputeti që kam resort në park. Tjetra, nuk kam asnjë kushëri që ka të njëjtën sipërfaqe që është në krah të resortit. Nuk kam as fis as fare që tek kem 110 hektarë në kularë. Boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se prej kësaj qeverie i keni ato 110 hektarë.” tha Braçe

Previous articleQeveria kërkon “pavarësinë” nga Kuvendi sa herë do të marrë borxh
Next articleTension qytetarësh në Tiranë përpara Samitit