Home LifeStyle Aktorja e njohur Rita Lati rrëfen momentin më të trishtë të jetës...

Aktorja e njohur Rita Lati rrëfen momentin më të trishtë të jetës së saj: I dola maunes para thosha me vete ishalla më shtyp, por zëri i Rozës ‘Maaa’…

Aktorja e njohur e humorit Rita Lati, ka dhënë një intervistë si e ftuar në emisionin “Why Not” i cili moderohet nga vajza e saj Roza. Ndryshe nga ato intervistat plot humor që Rita jep në televizione, kësaj here e kemi parë ndryshe.

Midis lotësh dhe dhimbjesh ajo ka rrëfyer një moment të vështirë të jetës së saj pas ndarjes nga bashkëshorti, ku ndër të tjera ka rrëfyer se ka menduar ti jap fund jetës. “Ne atëherë çfarëdo halli të kishim, flisnim me vete. Një ditë isha me biçikletë, se rrija tërë ditën mbi biçikletë.

“Kisha frikë të kthehesha në shtëpi dhe i shkova maunes përballë, duke thënë ishalla më shtyp, por në një moment sikur zëri i Rozës ‘Maaa’… e kam kthyer biçikletën dhe kam thënë jetoj vetëm për Rozën”, u shpreh aktorja e madhe Rita Lati.

Previous articleFavorizuan fituesin në tenderin e spitalit të Elbasanit, SPAK kërkon 8 muaj burg për 3 të pandehurat
Next articleMbledhja e qeverisë së Kosovës, miratohen 2 projektiligje, heq tatimin mbi makinat