Home LifeStyle Aktori i humorit Elvis Pupa infektohet me Covid-19: Kujdes ta kaloni vetëm,me...

Aktori i humorit Elvis Pupa infektohet me Covid-19: Kujdes ta kaloni vetëm,me gruan bëhet e rrezikshme

Aktori Elvis Pupa ka treguar se gjatë festave është infektuar me Covid-19.  Me anë të një video-je të postuar në Facebook ai ka treguar në mënyrë komike sesi i ka kaluar këto ditë i infektuar nga koronavirusi. Ai ka zbuluar simptomat që ka përjetuar gjatë infektimit, ndërsa e sëmurë bashkë me të ka qenë edhe gruaja e tij. Me humor ai tregon se këto ditë është lodhur edhe më shumë duke i shërbyer gruas së tij. Në fund edhe pse me një video humoristike më tepër ka këshilluar ndjekësit të kenë kujdes.

‘Më në fund më zuri dhe mua COVID, po bëhesha xheloz, pse s’po më kap dhe mua COVID! Harxhuam një halë pare me ble një bredh. Më iku nuhatja, teshtima gjatë gjithë kohës, pastaj më filloi kolla një fillim ishte e lehtë, pastaj mu bë një kollë shumë e rëndë. Lodhja bëri punën e vet. Mos të kisha pas muret për t’u mbajtur do shkoja në banjo me zvarritje. Kush po e kalon COVID ose do ta kalojë bëni kujdes ta kaloni vetëm. Në momentin që e kaloni COVID me gruan, sëmundja bëhet më e rrezikshme! Nuk me la me e kalu sëmundjen rehat. Më hutoi gruaja!’– thotë Elvis Pupa.