Home Sociale Aktivizimi rinor ne zonat rurale pas reformes territoriale

Aktivizimi rinor ne zonat rurale pas reformes territoriale

Ndarja e re administrativo-territoriale e kryer në vitin 2014, përmirësoi shërbimet publike dhe solli përfitime të shumta për banorët e bashkive të reja.

Por në aspektin e aktivizimit rinor dhe aktiviteteve për femijët dhe të rinjtë që banojnë në zonat rurale, duket se shumë nga bashkitë e vendit i kanë lënë ato jashtë vëmendjes.

Sot shumë nga të rinjtë e zonave rurale ankohen për mundësitë e pakta që ofrojnë bashkitë apo mungesën totale të aktiviteteve që synojnë këtë grup-moshë. Fëmijët dhe të rinjtë e zonave rurale duhet të udhëtojnë me kilometra të tëra për të marrë pjesë në aktivitete që zhvillohen eskluzivisht në zonat urbane dhe në qendrat e qyteteve. Mungesa e kinemave, qendrave të kulturës, bibliotekave i detyrojnë të rinjtë e fshatrave ti drejtohen bilardove dhe kafaneve të fshatit si mundësi e vetme socializimi dhe “aktivizimi” rinor, dhe kjo vetëm për djemtë. Vajzat e reja të zonave rurale janë pothuajse të përjashtuara dhe të vetmet mundësi argëtimi mbeten “telenovelat” apo emisionet reality show.

Bashkitë e reja pas reformës territoriale duhet ti kushtojnë më shumë vëmendje problematikave të  fëmijëve dhe të rinjve të zonave rurale, duke sjellë mundësi reale dhe të organizojnë aktivitete sportive, kulturore, argëtuese për ata, në të kundërt braktisja e fshatit dhe përjashtimi social do të thellojnë edhe më tej problematikat e shumta të zonave rurale në vendin tonë.

Këto problematika të të rinjve dhe një vështrim mbi reformën administrative-territoriale u diskutuan nga nxënëset Noemi Hoti dhe Sara Huqi nën udhëheqjen e pedagoges Elona Selimaj, në panairin e të rinjve ASEF 2022, organizuar nga Kolegji “Turgut Ozal” në datën 14 maj 2022.

Noemi Hoti

Sara Huqi