Home Kronika Aksioni në Fier/ Thasët me pleh që dyshohet se fshihet droga, gazetari...

Aksioni në Fier/ Thasët me pleh që dyshohet se fshihet droga, gazetari zbulon detaje nga vendngjarja: U gjetën në banesën e ish-zyrtarit, disa kamionë…

Gazetari Ervis Kuçi ka raportuar nga Fratulli i Fierit, aty ku u zhvillua mbrëmjen e sotme super operacioni nga SPAK, DEA dhe policia malazeze ku u zbuluan rreth 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se fshihet kokainë e ardhur nga Kolumbia si dhe fishekë.

Thasët janë zbuluar në oborrin e banesës së ish kreut të Komunës Frakull, Viktor Çervenakut, por ai nuk ishte prezent në momentet e ndërhyrjes.

Ndërkohë thasët kanë nisur të transportohen nga kamionët e policisë dhe pritet që të hapen në një pikë, për të kontrolluar më pas për drogën dhe sasinë që dyshohet se ndodhet në brendësi.

Previous articleRikthehen Icardi dhe Wanda Nara, ja dedikimi romantik i sulmuesit për bukuroshen
Next articlePorti i ri i Durrësit, Spiropali-Berishës: Ju mendoni kush merr 20% dhe “ah sikur të ishim ne”