Home Kronika Aksion në Tiranë/ Arrestohen gjashtë persona orët e fundit, zbardhen akuzat e...

Aksion në Tiranë/ Arrestohen gjashtë persona orët e fundit, zbardhen akuzat e rënda

Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar gjashtë persona orët e fundit në vendin tonë. Sipas burimeve akuzohen për vepra të ndryshme penale, ku mbizotëron dhuna në familje apo përndjekja.

Një i ri është arrestuar se përndiqte ish-të dashurën, ndërsa dy të tjerë janë konfliktuar pasi një person i identifikuar si J. K. ka kanosur një punonjëse, por pas përplasjes me pronarin ndodhet në spital.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 30 vjeç, pasi sepse në mënyrë sistematike ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike ish të dashurën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të motomjetit, për të cilin ky shtetas nuk posedonte lejen përkatëse të drejtimit, iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike(përforcues grushti).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SOURCEBulevard News
Previous articleDurrës/ Tentoi të vidhte banesën nën kërcënimin e një thike, arrestohet në flagrancë autori
Next articleShkencëtarët britanikë kanë frikën e një beteje të përjetshme me COVID-in