Home Kronika Aksion blic në orët e fundit/ Policia e Tiranës arreston 8 persona,...

Aksion blic në orët e fundit/ Policia e Tiranës arreston 8 persona, mes tyre babë e bir, zbardhen akuzat e rënda

Gjatë orëve të fundit Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona që janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mes tyre edhe babë e bir, me iniciale G.B dhe S.B, të cilët më datë 4 prill goditën me thikë 32-vjeçarin E.K.

Policia: Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga Policia e Tiranës është bërë kapja dhe ndalimi i tre shtetasve të shpallur në kërkim :

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Nga specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar u ndalua shtetasi Elvis Shira., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

L. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shigjetat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

SOURCEBulevard News
Previous articleRama: Ulet me 51,4% numri i vrasjeve, nga 107 në 2013, në vetëm 52 në 2020, s’ka kohë për pushim
Next articleFatmir Mediu: Kavaja, shtëpia ime! Të largojmë diktaturën e krimit dhe të korrupsionit të përfaqësuar nga Edi Rama