Home Kronika Aksidentoi një këmbësor me pasojë vdekjen, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Aksidentoi një këmbësor me pasojë vdekjen, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi aksidentoi për vdekje një këmbësor. Policia bën të ditur se shtetasi E. Z., 19 vjeç, do të hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari.Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Previous articleLajçak koordinohet me Escobar, paralajmëron takime me Kurtin dhe Vuçiçin
Next article100 vjet nga vrasja e gjeneral Telinit